Grabitje me armë zjarri në Prishtinë

Grabitje me armë zjarri në Prishtinë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:40 në filialin e një banke në Prishtinë, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se grabitja të jetë kryer nga një person.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, tha Borovci.

Tutje, ai njoftoi se hetimet lidhur me rastin kanë filluar./Insajderi.com