Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë një thirrje për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave që të mos organizohen në grupe për shkak të rrezikut nga COVID-19.
“Tubimet dhe udhëtimet organizuara në grupe, janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit”, ka shkruar Zemaj.
Ai shtoi se, “Nuk mund të imagjinohet që rinia jonë, fëmijët tanë, të bëhet shpërndarës i mundshëm i virusit vdekjeprurës në kohën kur kërkohet kujdes maksimal i luftimit dhe kufizimit të hapësirës së infeksionit”.
Në Kosovë po vazhdojnë kufizimet për shkak të përhapjes së COVID-19. /Insajderi.com