Tetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit në njëzetekatër orët e fundit, njofton Insajderi.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 1.248, që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 më 13 mars.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të shtunën regjistroi edhe 345 raste të reja e 436 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve arriti në 48.682, ndërsa i të shëruarve 36.226.
Rastet aktive tani në vendin tonë janë 11.208.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, Mitrovicë 39 raste, Podujevë 20 raste, Ferizaj 19 raste, Prizren 18 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 14 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Pejë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Drenas 6 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok. /Insajderi.com