Aksident trafiku në Çagllavicë, pesë të lënduar

Aksident trafiku në Çagllavicë, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Çagllavicë të Prishtinës me c’ rast janë lënduar pesë persona,  njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes katër veturave, nga ku janë lënduar pesë persona.

Ahmeti ka bërë të ditur po ashtu se njësitë e nevojshme policore janë duke u marr me rastin./Insajderi.com