Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të mbajë kryesisht i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Insajderi.com