Rukiqi për shpëtimin e ekonomisë: Në tri vitet e ardhshme duhen 200 milionë euro hyrje

Rukiqi për shpëtimin e ekonomisë: Në tri vitet e ardhshme duhen 200 milionë euro hyrje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se paratë e nxjerra nga Fondi Pensional i Kursimeve duhet të shpenzohen brenda vendit, transmeton Insajderi.

Ai tutje theksoi se pritet një hyrje rreth 200 milionë euro në ekonomi, duke shtuar se në tri vitet e ardhshme duhet të ketë veprime shtesë, të cila mund të lehtësojë jetën e bizneseve.

“Qytetarët e kanë mirëpritur 10% të Trustit. Por vetë shkalla e aplikimit dhe numri i aplikimeve na japin disa indikacione. Qytetarët janë në krizë se në kushte tjera nuk do të ishin aq të etur për t’i tërhequr mjetet e trustit”, ka thënë ai për EO.

“Gjithashtu ne e shohim që ka shumë nevoja bazike që qytetarët pritet t’i tërheqin nga 100 deri në 500 euro dhe kjo tregon që mirëqenia në vend është e cenuar jo vetëm nga kjo krizë por përgjithësi nga këto zhvillimet e fundit që nuk kanë prodhuar zhvillim pozitiv në vend dhe kjo tregon që duhet të ndërrohet qasja në raport me qeverisjen dhe të krijohet një qeverisje që garanton zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e vendit”.

“Edhe masat në raport me Qeverinë edhe puna e bizneseve në këtë kohën e mbetur të vitit të mundësojë që ato mjete të shpenzohen në Kosovë. Por ne presim një hyrje rreth 200 milionë euro në ekonomi. Rimëkëmbja nuk lidhet vetëm me vitin 2021 duhet edhe veprime shtesë edhe në tri vitet e ardhshme atëherë mund ta ketë një ndikim që të lehtësohet jeta e bizneseve dhe të ruhen vendet e punës”, përfundoi Rukiqi. /Insajderi.com