677 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të Ligjit Covid-19

677 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të Ligjit Covid-19

Numri i lartë i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për personat që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19, është shënuar edhe gjatë ditës së sotme, transmeton Insajderi.

677 tiketa për mosrespektimin e masave anti-COVID janë shqiptuar vetëm brenda 24-orëve të fundit.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe ka shqiptuar edhe 576 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Qeveria e Kosovës kishte marrë masa shtesë pas rritjes së rasteve të infektuara me Covid-19.

Ekzekutivi i kishte kërkuar policisë që të shqiptojë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë Ligjin Covid-19. /Insajderi.com