Reshje bore në fundjavë në Kosovë

Reshje bore në fundjavë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për kushtet atmosferike të cilat do të mbajnë gjatë javës që po vjen, njofton Insajderi.

Nga nesër në orën 11:02 minuta, do të fillojë stina e dimrit. IHMK-ja thotë se edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

Njoftohet se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore.

Kjo situatë e krijuar do të ndikojë në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s./Insajderi.com