Policia e Kosovës njofton se ka rënie të numrit të veprave penale këtë vit

Policia e Kosovës njofton se ka rënie të numrit të veprave penale këtë vit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ulur numri i veprave penale në vitin 2020.

Sipas PK-së veprat penale kanë shënuar rënie për 6.15 për qind, nga 24.631 sa ishin në vitin 2019, në 23.114 në vitin 2020, njofton Insajderi.

Po ashtu edhe rastet, vepra penale e incidente tjera të iniciuara nga Policia, ka rënie prej 6.31 për qind.

Por sipas Policisë së Kosovë gjatë këtij viti është rritur numri i të arrestuarve për 12.71 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Janë arrestuar 9715 të dyshuar.

Po ashtu është rritur për 9.87 për qind numri i personave që janë dërguar në mbajtje, saktësisht 3870 ka qenë numri këtë vit.

Ndërkohë numri i vjedhjeve ka shënuar rënie nga 4131 në 3492, apo 15.46 për qind. Numri i vjedhjeve të rënda nga 3421 në 3030, pra 11.42 për qind. Numri i rasteve të grabitjes po ashtu ka shënuar rënie nga 147 në 127, pra 13.60 për qind./Insajderi.com