Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës në ora 08:30, njofton Insajderi.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës nuk janë dhënë detaje nga pikat që pritet të diskutohen në këtë mbledhje.
Gjatë ditës kryeministri Avdullah Hoti do të vizitojë komunën e Rahovecit në ora 12:40.
Hoti së bashku me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në Bërkoc të Gjakovës, në ora 14:00./Insajderi.com