Katër vjet nga ngritja e aktakuzës për Ukë Rugovën dhe të tjerët, lënda do të nis nga pika zero, njofton Insajderi.
5 shkurtin e vitit 2014, e zbardhi me forcat speciale të Eulexit.
Atë ditë këta patën një detyrë, bastisjen e shtëpisë dhe arrestimin e Ukë Rugovës, djalin e ish presidentit Ibrahim Rugova.
Kjo për shkak se i njëjti dyshohej se gjatë vitit 2011-2014 mori pjesë në shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.
Dy vite më pas, ndaj tij dhe 19 personave të tjerë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për “Krim të Organizuar”, konkretisht veprën penale “Kontrabandim me Migrantë”.
E përgjatë këtyre 4 viteve, nuk u mbajt asnjë seancë produktive për këtë rast.
Seanca e fundit që u mbajt daton në vitin 2019, mirëpo e njëjta dështoi për shkak se disa nga të akuzuarit nuk morën pjesë.
Ndërkohë, gjykimi për 20 të pandehurit nuk filloi as në vitin 2020.
Kjo për shkak se kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, ka kaluar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Departamentin e Përgjithshëm, ndërkaq Fatime Dermaku që zuri vendin e saj kishte probleme shëndetësore.
Tashmë, shqyrtimi gjyqësor për këtë rast do kthehet përsëri në piken zero.
Konform nenit 311 par.3 të Kodit Procedurës Penale, parashihet “Kur shtyrja ka zgjatur më shumë se tre (3) muaj ose kur shqyrtimi gjyqësor mbahet para një kryetari tjetër të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë rishtas dhe përsëri të shqyrtohen të gjitha provat”, që do të thotë se shqyrtimi gjyqësor në këtë rast do të filloj rishtazi.
Ndonëse nga Gjykata Themelore thonë që gjykimi do vazhdojë sapo të krijohen kushtet, avokati mbrojtës i Ukë Rugovës pohon se nuk ka asnjë njoftim për seancat e radhës.
Ndërkohë Gzim Shala nga IKD, që monitoron sistemin e drejtësisë ka kritika ndaj gjyqtarëve për prolongimin e rasteve të profilit të lartë.
Hetimet për rastin “Rugova” kishin filluar më 19 nëntor të vitit 2013./Insajderi.com