Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

11 mijë e 81 raste vazhdojnë të jenë aktive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Ndonëse numri i rasteve aktive me këtë virus çdo ditë po shënon ulje, numri i të vdekurve ka shkuar në një mijë e 256.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se 48 mijë e 905 persona të infektuar janë regjistruar në vend që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 36 mijë e 568 raste. /Insajderi.com