Sindikata e Shëndetësisë kërkon të ndalen sulmet ndaj punëtorëve shëndetësorë

Sindikata e Shëndetësisë kërkon të ndalen sulmet ndaj punëtorëve shëndetësorë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë në Shërbimin e Urgjencës në Prizren, njofton Insajderi.

Sipas tyre, dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme, andaj edhe duhen të shqiptohen dënime meritore ndaj kryersve të këtyre veprave.

“FSSHK fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor. FSSHK fton të gjithë akterët relevant shtetëror që të ngrisin zërin e tyre, t’i bashkojnë forcat në mënyrë që sulmet ndaj personelit shëndetësor të shoqëruara me dhunë fizike të luftohen fuqishëm”, thuhet në reagim.

Sipas Sindikatës, punëtorët shëndetësor po dëshmohen çdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre./Insajderi.com