Deri në 10 minuta pritje nëpër pikat kufitare të Kosovës

Deri në 10 minuta pritje nëpër pikat kufitare të Kosovës

Kolonat e gjata në pikat kufitare të Kosovës kanë përfunduar, njofton Insajderi.

Tani në të gjitha pikat pritjet e hyrje daljeve janë nga tre deri në 10 minuta.

Bazuar në tabelën e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në asnjërin prej vendkalimeve kufitare nuk ka kolona, përveç te Dheu u Bardhë, ku kolona për hyrje është 20-30 metra.

Po ashtu, kjo qendër njofton edhe kushtet e rrugëve në drejtim të të gjitha pikave kufitare.

Janë vetëm rrugët nga Prishtina në Mutivodë dhe nga Podujeva në Merdarë ku ka mjegull, ndërsa të gjitha rrugët janë të kalueshme./Insajderi.com