Instituti Demokratik i Kosovës ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë se është duke planifikuar që të blejë material laboratorik për teste të Coronavirusit me çmim rreth 190% më shtrenjtë në krahasim me kontratën e dhënë në tetor 2020, njofton Insajderi.
Sipas tyre, MSH-ja më 8 dhjetor ka shpallur tenderin për “Furnizim me material laboratorik për testim për SARS-COV-2” me vlerë të parashikuar mbi 5 milionë euro.
“Përmes këtij tenderi parashikohen të blihen 39 materiale laboratorike. Çmimet që MSH-ja i ka parashikuar për pesë nga këto 39 materiale janë 116,000 euro apo rreth 190% më të larta se çmimet me të cilat këto materiale ishin blerë vetëm dy muaj më herët, përmes kontratës së publikuar më 1 tetor 2020”, thuhet në njoftimin e tyre.
KDI ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë t’i rishikojë këto çmime pasi që ende nuk janë hapur ofertat./Insajderi.com