Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 28 dhjetori do të lejohen vizitat familjare nëpër burgje, njofton Insajderi.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHKK.
“Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues)”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se lehtësimi i masave është bërë në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve./Insajderi.com