Vdes gruaja që u plagos në Podujevë

Vdes gruaja që u plagos në Podujevë

Ka vdekur 58-vjeçarja me inicialet Sh.Zh, e cila është plagosur aksidentalisht në shtëpinë e saj të dielën në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë, njofton Insajderi.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Me datën 21.12.2020 kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi i plagosur me armë zjarri. Sh.Zh 58 vjeç, femër shtetase e Republikës së Kosovës. Aktualisht hetuesit rajonal janë në koordinim me prokurorin e shtetit për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Borovci.

Lidhur me këtë rast, policia ka konfirmuar se ka arrestuar dy të dyshuar.

“Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar; N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast”, ka njoftuar policia.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve./Insajderi.com