Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ende nuk ka shkuar në Qeveri

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ende nuk ka shkuar në Qeveri

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkuarjen në zgjedhje të reja në afat prej 45 ditësh, ende nuk ka shkuar në Qeveri, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, e cila thotë se po sa të vijë ky vendim te ta, do të ketë deklarim.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të hënën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në afat prej 45 ditësh.

Kjo pasi Gjykata i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti. /Insajderi.com