Konjufca i befasuar: Nuk e prisja shpalljen e zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese

Konjufca i befasuar: Nuk e prisja shpalljen e zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese

I befasuar me vendimin e Gjykatës Speciale është shprehur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Në fakt ai priste që vota e Etem Arifaj zyrtarisht ta kontestonte legjitimitetin e Qeverisë Hoti – por jo që e besonte që mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Unë kam menduar se Gjykata do ta konstatonte vetëm mungesën e legjitimitetit të votës së deputetit Ethet Arifi, por nuk kam pritur se gjykata do t’i shpallë zgjedhjet”, tha Konjufca në “Debat Plus”.

Përkundër këtij vendimi në favor të subjektit politik, pjesë e së cilit është Konjufca – ai vazhdon ta shoh Gjykatën Kushtetuese “joprofesionale”.

Por, sipas prizmit të funksionarit të VV-së, kjo gjykatë “po tenton t’i mbulojë pasojat që i ka shkaktuar”.

“Kushtetuesja nuk është fare profesionale pasi ka krijuar pasoja që tashmë po mundohet t’i përmirësoj”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca”, tha Konjufca. /Insajderi.com