Katër komisione parlamentare mblidhen sot

Katër komisione parlamentare mblidhen sot

Katër komisione parlamentare do të mblidhen këtë të mërkurë, njofton Insajderi.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, Komisioni për Integrim Evropian dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, janë komisionet që pritet të mbajnë mbledhje sot.

Ky është rendi i ditës për të gjitha komisionet që do të mblidhen sot:

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Raportimi i Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni lidhur me aktivitetet e Ministrisë për vitin 2020;
  3. Të ndryshme.

Vendi: N302 Koha: 10:00

23/12/2020

Mbledhja e komisionit

Komosioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media

Rendi i ditës :

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;
  3. Raportimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës;
  4. Diskutim lidhur me ecurinë e punës së Komisionit për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës dhe nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për KPM-në;
  5. Të ndryshme.

Vendi: N10, Koha: 10:30
23/12/2020

Mbledhja e komisionit

Komisioni për Integrim Evropian

RENDI I DITËS

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 22.10.2020 dhe 3.11.2020;
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian;
  4. Të ndryshme.
    Vendi: N303 Koha: 11:00

23/12/2020

Mbledhja e komisionit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  3. Punët e papërfunduara, në proces, në Komisionin Funksional.

Vendi: N204Koha: 11:00