Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të vazhdojë edhe sot takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme, njofton Insajderi.
Sot ftesë për takim u.d e presidentes i ka dërguar Nismës Socialdemokrate.
Nismën në këtë takim pritet ta përfaqësoj Endrit Shala, shef i Grupit Parlamentar të këtij subjekti.
Takimi sipas zyrtarit për informim të Nismës, Leotrim Berisha do të mbahet nga ora 11:00.
Pas takimit, Shala pritet të deklarohet para mediave. /Insajderi.com