649 gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-COVID

649 gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-COVID

Edhe brenda 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar qindra gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 649 gjoba për ata që nuk respektuan këto masa.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre 24 orëve kanë ndodhur 75 aksidente e janë shqiptuar një mijë e 65 tiketa trafiku.

16 persona janë arrestuar, ku tre prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com