Një shtetas serb është arrestuar gjatë pasdites së djeshme, meqë dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999, njofton Insajderi.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, në njoftimin e tyre 24-orësh, ku thuhet se ky person dyshohet se këto krime i ka kryer në Pejë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
“Pejë 1999. Me 22.12.2020 – 15:00.Njësiti policor pas një pune hetimore ka arrestuar një mashkull Serb i cili ishte i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com