Hoti: S’duhet të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar

Hoti: S’duhet të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar

Kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar të mërkurën se kontaktuar grupet parlamentare për diskutuar rreth çështjes së buxhetit të vitit 2021. Ai tha buxheti duhet të miratohet këtë muaj, njofton Insajderi.

Hoti ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çka i ka ftuar edhe ta votojnë atë.

“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar, është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë të përgatitur”.

“Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shteti”, ka thënë ai.

Këto komente shefi i ekzekutivit i bëri gjatë vizitës së tij në “Handikos”./Insajderi.com