Zafir Berisha me etiketime të rënda për VV-në: “Vota për ta është votë për Daçiqin, Vuçiqin, Lazaroviqët dhe pasardhësit e milicëve serbë”

Zafir Berisha e ka përdorur llogarinë e tij në Facebook për të lëshuar krahasime ofenduese për Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u ka thënë votuesve potencialë të VV-së se të votosh për partinë e udhëhequr nga Albin Kurti është njëjtë si t’i japësh votë liderëve famëkeq serbë që kanë punuar e punojnë kundër shqiptarëve e shtetit të Kosovës.

Zafir Berisha me etiketime të rënda për VV-në: “Vota për ta është votë për Daçiqin, Vuçiqin, Lazaroviqët dhe pasardhësit e milicëve serbë”

Anëtari i NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën tha se vota ndaj tyre është “votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit”, njofton Insajderi.

Tutje, Berisha është shprehur se vota për VV-në është “votë për ‘leshkuqa’ që kanë ardhur nga misionet e Beogradit e në Qeverinë e Kosovës”.

“Vota për sektin e LVV është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit në qeverin e Kosovës që mendojn se UÇK-së ka bërë krime në Kosovë dhe jo Serbia dhe që mbrojnë qëndrimin se Heroi Isa Boletini ka qenë mercenary”.

“Vota për sektin e LVV është votë për “leshkuqa” qe kanë ardhur nga misionet e Beogradit e në qeverin e Kosovës, votë për nipa e mesa të Lazaroviçve të Valevēs e pasardhës të “milicëve” tē Sebisë, që për pakë ditë pranuan ndihma nga Serbia dhe nga një shtetë që kishte bërë gjenocid në Kosovë të cilën e njihte bota demokratike, e paraqitin si shtetë humanitar!”, ka shkruar Berishë në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, “Kosova asnjëherë nuk ka qenë në ketë udhëkryq të rrezikshëm, prandaj duhet një mobilizim jo vetëm për fushatë elektorale por edhe për ta shpëtuar Kosovën nga rreziqet që po i vijnë Kosovës!”./Insajderi.com

Të nderuar miq,
Të respektuar nismëtar dhe bashkëpuntor,
Shteti i Kosovës gjendet përballë sfidave të mëdha, ku si…

Posted by Zafir Berisha on Wednesday, December 23, 2020