Rrjeti Global për Lirinë e Medias dënon sulmin ndaj Valon Sylës

Rrjeti Global për Lirinë e Medias dënon sulmin ndaj Valon Sylës

Rrjeti Global për Lirinë e Mediave ka dënuar sulmin fizik ndaj Valon Sylës.

Në komunikatë kërkohet që sulmuesi të përballet me drejtësinë, njofton Insajderi.

“Autoritetet në Kosovë duhet të sigurohen që i dyshuari i ndaluar pas sulmit në pikë të ditës ndaj gazetarit Valon Syla të përballet me drejtësinë. Pas një fushate linçuese, Sylës i janë afruar tre persona në Prishtinë, duke e urdhëruar që të mos paraqitet më kurrë në televizion, e më pas duke e sulmuar”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Valon Syla të martën është rrahur nga një mërgimtar për shkak të deklaratave të tij në lidhje me diasporën shqiptare. /Insajderi.com