Autobusët e “Trafikut Urban” do të qarkullojnë deri në orën 20:00

Autobusët e “Trafikut Urban” do të qarkullojnë deri në orën 20:00

Autobusët e “Trafikut Urban” në Prishtinë do të lëvizin nga ora 06:00 deri në 20:00, njofton Insajderi.

Pas vendimit qeveritar që ora policore të fillojë nga ora 20:00 edhe trafiku urban do të funksionojë deri në atë kohë.

Përmes një njoftimi të “Trafikut Urban”, kërkohet që të respektohen masat anti-COVID si vendosja e maskës.

Po ashtu numri i udhëtarëve do të jetë i kufizuar, deri në 25. /Insajderi.com