Basha: Shqiptarët ne diasporë e kanë shkollimin qe nuk e kemi në Kosovë

Basha: Shqiptarët ne diasporë e kanë shkollimin qe nuk e kemi në Kosovë

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i cili ka jetuar një kohë në diasporë thotë se qytetarët që jetojnë atje nuk bëjnë ndarje “ne dhe ata”, siç bëhen në Kosovë, njofton Insajderi.

“Askush atje nuk ka shkuar nga qejfi, por të gjithë nga halli. Ne duhet të bëjmë përpjekje që ata të kthehen ne Kosovë pasi janë vlerë e shtuar. Duke i sharë ata nuk kthehen në Kosovë”, tha ai, në “Debat Plus”.

Basha thotë se diaspora voton më shumë Vetëvendosjen pasi e dinë se kjo parti punon për të mirën e vendit.

“Vendin, shkollimin, financat e gjithçka në diasporë kanë më të mirë se ne në Kosovë që i kemi. Ata mund të vlerësojnë situatën shumë më mirë se dikush nga Kosova. Prandaj ata kanë tokat e veta, banesat e veta dhe nuk i kanë askujt borxh për t’i ofenduar ata”, tha ai.

“Diaspora është dukati që ne duhet të dimë ta shfrytëzojmë”.

Basha thotë se në bazë të një hulumtimi një familje nga diaspora minimumi vjen në Kosova dy deri tri herë në vit dhe shpenzojnë së paku nga 3 mijë euro./Insajderi.com