Deliu – Kodra: Zgjedhjet e Podujevës nuk janë mostër e zgjedhjeve të përgjithshme

Deliu – Kodra: Zgjedhjet e Podujevës nuk janë mostër e zgjedhjeve të përgjithshme

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Podujevë nuk mund të merret si mostër për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen në nivelin qendror, njofton Insajderi.

Ajo në Interaktiv të KTV-së ka thënë se me fitoren e Shpejtim Bulliqit në këtë komunë nuk ka ndodhur ndryshimi, pasi sipas saj, ai ka udhëhequr për një kohë të gjatë atje në Drejtorinë e Arsimit pavarësisht se i ka takuar një subjekti tjetër.

“Beteja e dy prej figurave kryesore të Vetëvendosjes dhe LDK-së pastaj edhe prishja e koalicionit në Qeveri ka zhvendosur përplasje të re në Podujevë. Ne se kemi pasur asnjëherë Podujevën bastion tonin politik, pavarësisht që do të garojmë atje dhe do ta kemi një strukturë të re të konsoliduar më mirë sepse është nevoja të punohet më shumë në secilën degë”, ka thënë ajo.

Sipas saj kjo e shton nevojën që të jenë të mobilizuar në secilën degë.

“Ne i kemi parë përplasjet në Qeveri, ka qenë një spektakël me shkarkime dhe ajo frymë është bartur në një komunë, pastaj shto këtu edhe vetë braktisjen që ia bëri Veliu votuesve të vet”, ka thënë ajo./Insajderi.com