Sulmohet një zyrtar policor në Gjakovë

Sulmohet një zyrtar policor në Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se një person ka sulmuar një zyrtar policor në Gjakovë, derisa i njëjti ishte duke i rezistuar arrestimit, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 21:20.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka sulmuar një zyrtar policor deri sa i njëjti  ishte duke rezistuar arrestimit. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com