
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetëaksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Gazeta Online Insajderi ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i aksidentuar.
Nga Policia thonë se shkaktarë i këtij vetëaksidenti ishte ngrica në rrugë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë tutje për Insajderin se në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e aksidenteve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor
“Sot në orët e mëngjesit Policia është njoftuar për një vetëaksident te rrasat e Gllarevës. Vozitësi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa shkak i këtij vetëaksidenti ishte ngrica në rrugë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e aksidenteve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com