Berisha i thotë se nuk di nga fusha, Koci i kundërpërgjigjet: “Avokat i qeverisë së rrëzuar”

Berisha i thotë se nuk di nga fusha, Koci i kundërpërgjigjet: “Avokat i qeverisë së rrëzuar”

Replika në distancë janë parë dje e sot te avokatët kosovarë rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku u sqarua se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë për avokatët Arianit Koci e Besnik Berisha të cilët nuk kanë konstatime të njëjta sa i përket kësaj çështje.

Koci dje tha se ligji ka pësuar ndryshim dhe se Kurti mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, por kjo deklaratë e tij mori reagime nga kolegu Besnik Berisha.

Berisha i cili shprehet se Koci ka gabuar në qëndrimin e tij, shton se ai nuk e njeh këtë fushë mbi të cilën e ka dhënë këtë qëndrim.

Në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, Berisha ironizon me Kocin duke thënë “Ai nuk di o burrë, nuk e di çfarë student u kanë. Nuk e di a e ka pasë 6 apo 7 për këtë fushën që po e komenton”, ka thënë Berisha teksa ka komentuar analizën e Kocit.

Ndaj kësaj deklarate reagoi Koci i cili tha se Berisha është një përfaqësues juridik i qeverisë së rrëzuar.

Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në Facebook.

“Deklaratë kolegiale e përfaqësuesit juridik të qeverisë së rrëzuar”, ka shkruar Koci. /Insajderi.com