Hamza: PDK nuk ka “vija të kuqe” me asnjë parti, nuk përjashtojmë koalicionet

Hamza: PDK nuk ka “vija të kuqe” me asnjë parti, nuk përjashtojmë koalicionet

Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj për kryeministër, kryetarin e saj, Enver Hoxhaj, synon të dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për arritur këtë qëllim, nga ky subjekt politik nuk i përjashtojnë as koalicionet parazgjedhore, pasi shprehen se nuk kanë asnjë “vijë të kuqe” për partitë tjera politike.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, thotë se në zgjedhje do të garojnë me një kandidat i cili i plotëson të gjitha atributet e nevojshme, prandaj sipas tij, presin rezultate të mira zgjedhore.

“Synimi jonë është që të dalim sa më mirë në zgjedhje. Kemi një kandidat i cili i ka të gjitha atributet e nevojshme, jemi në finalizim të programit zgjedhor i cili reflekton nevojat e qytetarëve të Kosovës, kemi ekip të përgatitur, kemi përvojë në këtë punë dhe presim me dalë mirë”, deklaroi Hamza për Blic, duke shtuar se PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë “vija të kuqe” me asnjë parti politike.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme./Insajderi.com