Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, sot (e enjte) ka marrë vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë amerikane Pfizer, transmeton Insajderi
Brbabiq është bërë personi i parë që ka marrë këtë vaksinë në Serbi, me qëllim promovimin e besimit publik tek siguria dhe efikasiteti i vaksinës, njoftoi qeveria serbe.
Anëtari i Shtabit të Krizave për luftën kundër COVID-19, Zoran Gojkoviq tha se në tremujorin e parë të vitit 2021 ata duhet të marrin 350 mijë doza.
Gojkoviq shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave.
Ditë më parë, ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar për një televizion rus ka thënë se, janë të gatshëm ta zhvillojnë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë./Insajderi.com