Hoti: Pandemisë i japim fund edhe 3-4 muaj

Hoti: Pandemisë i japim fund edhe 3-4 muaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se beson që pandemisë së Coronavirusit do t’i vijë fundi në tre ose katër muajt e ardhshëm, njofton Insajderi.

Hoti tha se është krijuar një disiplinë te qytetarët për respektimin e masave anti-COVID’19, por shtoi se duhet mobilizim edhe për muajt e ardhshëm “për t’i dalë në krye pandemisë”

Këto deklarata i pari i ekzekutivit i ka bërë gjatë vizitës së tij në Shërbimin Spitalor të Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës.

“Mendoj se është krijuar një disiplinë e mirë te qytetarët për respektim të masave, por na duhet mobilizim edhe për tre-katër muajt e ardhshëm për të dalë në krye të kësaj pandemie, duke pas vëmendje në respektim të masave. Di se shumë qytetarë e pacientë kanë vuajtur edhe nga mungesa e shërbimit të sëmundjeve të tjera gjatë pandemisë, por nuk është se kanë dalë prej rendit”.

“E di sfidat me të cilat është përballur drejtori i SHSKUK-së, e atyre nëpër spitalet regjionale, por në të njëjtën kohë mos me ndalu shërbimin shëndetësor. U jemi borxhlinj të gjithëve dhe jemi në fund të kësaj padnemie, po shpresoj për këtë. Besoj në tre-katër muajt e ardhshëm do të ketë sërish aktivitete për kundër kësaj pandemie”, tha Hoti.

Tutje, kryeministri shtoi se si qeveri janë duke bërë përpjekje maksimale që Kosova të jetë ndër vendet e para që furnizohet me vaksinën kundër COVID-19./Insajderi.com