Lenjani-Hotit: Shërbimi emergjent të jetë prioritet për çdo qeveri

Lenjani-Hotit: Shërbimi emergjent të jetë prioritet për çdo qeveri

Drejtori i Shërbimit Emergjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, të ketë prioritet shërbimin emergjent, njofton Insajderi.

Në vizitën e bërë të kreut të Qeverisë në Shërbimin Spitalor e Klinik Universitar të Kosovës, Lenjani theksoi se ky shërbim duhet të jetë prioritet jo vetëm i tij, por i çdo qeverie.

“Asnjë qytetar nuk është kthyer mbrapa edhe pse ordinancat specialistike i kemi pasë të mbyllura. Shërbimet emergjente të jenë prioritet për çdo qeveri. Shpresoj që shërbimet emergjente të jenë të përkrahura dhe të mbështetura në të gjitha format”, ka thënë Lenjani.

“Ju kemi përgjigjur të gjitha rasteve që kanë pasë nevojë për shërbime emergjente. Jemi munduar të ofrojmë kujdes. Asnjëherë në SHKSKUK nuk ka ndodhur që pacientët të jenë pa shtrat”, ka shtuar tutje ai. /Insajderi.com