Deputeti i LDK-së: Na duhet një kryetar i ri që kandidon për kryeministër

Deputeti i LDK-së: Na duhet një kryetar i ri që kandidon për kryeministër

“Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjidhje paraprakishte një kryetar të ri për të qenë kandidat për kryeministër, potencialisht si parti do të dilte e para në zgjedhje”.

Kështu ka deklaruar deputeti nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi, i cili shtoi se nëse ky subjekt politik i futet garës zgjedhore me përçarje brenda strukturavem atëherë nuk do të dalë fituese.

Sipas Rexhepit, Vjosa Osmani (e përjashtuar nga kjo parti) duhet të bashkohet me LDK-në zgjedhje.

“Është një kontribut i jashtëzakonshëm në zgjedhjet e kaluara edhe i Vjosës dhe i të gjithë kuadrit bashkërisht që jemi angazhuar. Mendoj se është në interes të jashtëzakonshëm që të jetë edhe Vjosa bashkë me LDK-në, përndryshe sigurisht nuk do të dalim mirë. Secila gjeneratë ka përkrahësit e vet dhe ky bashkim do ta forconte LDK-në. Në modalitete tjera të përçarjes dhe shkëputjes së fraksioneve, unë mendoj që nuk ka shans me dalë të parët”, tha Rexhepi për Express.

Ai tha se do ta shqyrtojë kandidimin e tij të ardhshëm për deputet të Kuvendit të Kosovës, teksa ka refuzuar të komentojë nëse ndonjëri nga emrat e apostrofuar si Avdullah Hoti, Kujtim Shala apo Lutfi Haziri për kandidat për kryeministër është më i duhuri./Insajderi.com