Haxhiu sqaron deklaratën e saj e të Konjufcës për koalicionin me PDK-në

Haxhiu sqaron deklaratën e saj e të Konjufcës për koalicionin me PDK-në

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se ajo dhe Glauk Konjufca nuk kanë dhënë deklarata të ndryshme derisa kanë folur për koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se ajo dhe Konjufca kanë thënë të njëjtën gjë por në mënyra tjera.

“Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëvizja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra”, ka shkruar Haxhiu.

“Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDSOJE! është e pashmangshme. Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë, dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes”. /Insajderi.com