Gjashtë persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga ku tutje thuhet se edhe 309 persona të tjerë janë infektuar me këtë virus gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Numri total i rasteve pozitive është 49 mijë e 866 dhe një mijë e 290 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38 mijë e 118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 mijë e 478.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Mitrovicë 42 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Malishevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Suharekë 6 raste, Kamenicë 4 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Dragash, Shtime dhe Zubin-Potok”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com