Presidenca: Osmani nuk e lidh nderimin ndaj presidentit Rugova me asnjë datë

Presidenca: Osmani nuk e lidh nderimin ndaj presidentit Rugova me asnjë datë

Ish-zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, u kritikua se, për dallim nga herat e tjera, në përvjetorin e 31-të të kësaj partie, nuk bëri ndonjë dedikim apo homazhe nderimi për themeluesin e LDK-së dhe ish-presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Në një përgjigjie për Gazetën Online Insajderi, këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, ka thënë se ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, nuk e lidh nderimin ndaj Ibrahim Rugovës me asnjë datë.

“U.d Presidentja, dr.Vjosa Osmani nuk e lidh nderimin ndaj presidentit historik dr.Ibrahim Rugova me asnjë date. E nderon atë dhe trashëgiminë politike çdo ditë me veprime konkrete”, thuhet në përgjigjien e tij.

Ndryshe, ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në 31 vjetorin e LDK-së, i ndau “Urdhrin e Pavarësisë” familjes së Ismet Rracit, themeluesit dhe drejtuesit të këtij subjekti në komunën e Klinës./Insajderi.com