10 përqindëshi nga Trusti përjashtohet nga përmbarimi

10 përqindëshi nga Trusti përjashtohet nga përmbarimi

Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim që 10 përqindëshi i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i këtij dikasteri, Selim Selimi.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi u shpreh se ky vendim është marrë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin e kursimeve.

“Ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, merr qëndrim që: dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit//qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore, marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe dispozitat e Ligji nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës”, ka shkruar ai./Insajderi.com