Pas festave do të bëjmë konsultime me të gjithë partnerët social për pako të pestë të masave anti-Covid, për mbështetjen financiare të qytetarëve. Kështu deklaroi kryeministri I Maqedonisë së veriut Zoran Zaev i cili më tej shtoi se edhe kjo pako, ashtu sikurse 4 pakot e kaluara do ju dedikohet qytetarëve më të goditur nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.
Paralajmërime për pako të pestë kanë bërë edhe përfaqësues tjerë të Qeverisë, por as ato dhe as Zaev nuk tregojnë asnjë detaj për përmbatjen e saj.
“Pas festave, vijon procesi për konsultimin me të gjitha sidnikatave, odave, partnerëve të tjerë soial, që mëtëvërtetë sa më kujdesshëm t’i targetojmë më të goditurit. Qëllimi është pikërisht ky, të ju ndihmojmë atyre. Shteti ka projektuar mjete për këtë qëllim edhe për buxhetin për vitin 2021.
Të githë resorët kanë rezervat e tyre për ndihmë për ato që u është më e nevojshme. Mesazhi përfundimtar që dua ta dërgoj deri te qytetarët, është se shteti përmes Qeverisë dhe Parlamentit është këtu që të gjej zgjidhje për ato që janë më të goditur dhe të ju dalë në ndihmë”.tha Zaev.
Sipas tij do të vazhdoj mbështetja financiare për qytetarët, deri sa vaksina të vijë dhe të filloj të japë rezultat. Deri tani Qeveria për masa ekonomike ka ndarë 1 miliard e 150 milion euro. /Insajderi.com