Bedi Hamza: Votuesit e PDK-së nuk e votojnë asnjë parti tjetër

Bedi Hamza: Votuesit e PDK-së nuk e votojnë asnjë parti tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se votuesit e PDK-së mund të mos votojnë, por nuk e mbështetin ndonjë parti tjetër.

“Votuesit e PDK-së nuk e votojnë dhe nuk kthehen të votojnë parti të tjera, në këtë rast LDK-në, Nismën, apo parti të tjera. Mund të abstenojë, por nuk del me e ndërruar partinë. Kur i shohim partitë e vogla edhe të mendosh që prej PDK-së, kur po shihet trendi, dhe shkon e voton Nismën mendoj që logjikisht shihet si e pamundur”, tha ai në Klan Kosova.

Këto komente ai i bëri derisa po shpjegonte se sondazhi i nxjerr nga UBO Consulting “nuk mund të ndodhë në praktikë”.

Në këtë sondazh Lëvizja Vetëvendosje-ja doli e para me 46.2% të votave, ndërsa PDK me 16%.

Por, Hamza s’e beson se një rezultat i tillë do të jetë realitet në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Në praktikë nuk do të ndodhë kështu. Nëse nisemi nga numri i njëjtë i votuesve del që nëse janë 850 mijë votues dhe nëse në zgjedhjet e kaluara Vetëvendosja i ka pasë 220 mijë vota po del se duhet t’i ketë edhe 200 mijë të tjera. Kjo e do një analizë tjetër. Ku i merr këto 200 mijë vota? A janë votues të rinj, apo ia ka marrë LDK-së, PDK-së?”. /Insajderi.com