Gjini: Asnjë parti nuk mund t’i fitojë 51% të votave

Gjini: Asnjë parti nuk mund t’i fitojë 51% të votave

Kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini, deklaroi të enjten se asnjë parti në Kosovë nuk mund t’i fitojë 51%, njofton Insajderi.

Ai gjatë një intervistë në T7, tha se sistemi zgjedhor është i atillë sa nuk është e mundur që ndonjë subjekt t’i fitojë shumicën e votave.

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Gjini, theksoi se hynë në këto zgjedhje të sigurt.

“Në sistemin tonë që kemi nuk fiton askush 51%. Ky është sistemi jonë politik. Jemi një parti që synon pushtetin. Normalisht pajtohemi edhe po të mbetemi në opozitë. Kemi qenë shpesh edhe aty, por edhe në pozitë. I dimë rolet dhe futemi në këto zgjedhje të sigurt”, tha  ai. /Insajderi.com