Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se “kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin e popullin”.
Këto komente Kurit i bëri në Instagram, teksa po tregonte për ndarjen e çmimit “Rexhai Surroi”, për letërsi, që këtë vit iu nda shkrimtarit, Shkumbim Gashi”, i cili jeton në Zvicër”.
Libri quhet “Nëna”, të cilin Kurti tha se do ta lexojë me prioritet.
“Çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi sivjet iu nda shkrimtarit të ri nga Kosova që jeton në Zvicër, Shkumbin I. A. Gashi, për romanin e tij “Nënë, më fol për ëndërrimtarët”, botuar nga Shtëpia Botuese “Pema”. Do ta lexoj me prioritet këtë libër të Shkumbinit që është edhe kandidat për PhD në fushën e psikologjisë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin e popullin tone”, deklaroi Kurti. /Insajderi.com
View this post on Instagram