Infektohet me COVID-19 deputetja e PDK-së

Infektohet me COVID-19 deputetja e PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se pas testimit ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë deputetja.

“Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit”.

“Por, para se gjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maskën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale. Mirë mbetshi e shëndet të gjithëve”, ka shkruar deputetja./Insjaderi.com