Kryediplomatja gjermane: Edhe Bullgaria e do Maqedoninë e Veriut në BE

Kryediplomatja gjermane: Edhe Bullgaria e do Maqedoninë e Veriut në BE

Afrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është vendim i rëndësishëm strategjik për rajonin, por edhe për Unionin, dhe për atë kjo ishte  një nga prioritetet e kryesimit të Gjermanisë me bllokun, ka thënë në një intervistë për radion Dojçe Vele, drejtoresha për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-së në Ministrinë gjermane për Punë të Jashtme Suzane Shic.

Ajo ka thënë se Gjermania  dëshironte shumë deri në fund të vitit  të mbahen  konferencat e para ndërkombëtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  por për fat të keq nuk është e mundur  të bindet  Bullgaria të japë pëlqim. Megjithatë, ajo ka vlerësuar përparimin e arritur të vendeve kandidate gjatë vitit 2020.

“Nëse shikojmë në vitin 2020, na gëzon ajo që Ballkani Perëndimor kishte  përparim të rëndësishëm. Edhe pse  ndoshta njerëzit e rajonit shpresonin ende më shumë,  gota duhet të shikohet si gjysmë e mbushur.

Në mars kishte  vendim shumë të rëndësishëm  nga vendet anëtare të BE-së  për fillim të negociata  për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – vendim i rëndësishëm politik, i cili arriti madje edhe pas shumë përpjekjeve. Kuptohet se  dëshirojmë shumë  tashmë në fund të fundit të mbahen  konferencat e para për bashkim. Në këtë rrugë arritëm mjaft larg me të dy vendet” tha Suzane Shic. /Insajderi.com