VV ia merr LDK-së një asamblist në Podujevë

VV ia merr LDK-së një asamblist në Podujevë

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Podujevës, Bahri Blakçori i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Aderimin e tij e publikoi kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin dhe Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu.

Duke e prezantuar ardhjen e re, Kurti për Blakçorin tha se ka ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë, pa balotazh – pas 20 viteve pushtet të LDK-së. /Insajderi.com

 

Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!.
Ai ka diplomuar në nivelin…

Posted by Albin Kurti on Saturday, 26 December 2020