Bashkimi Evropian do të monitorojë proceset gjyqësore të profilit të lartë në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian do të monitorojë proceset gjyqësore të profilit të lartë në Maqedoninë e Veriut

Për në pranverën e  vitit 2021 është paralajmëruar monitorim i BE-së në 50 raste gjyqësore me profil të lartë në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ende nuk dihet konkretisht cilët do të jenë ato lëndë.

Ministri i Drejtësisë në RVM, Bojan Mariçiq, i pyetur se a do të hyjë në këtë grup edhe rasti i Kumanovës, ai u përgjigj se nuk është në dijeni për këtë gjë, por sipas njohurive të tij në këtë grup do të bëjnë pjesë rastet e korrupsionit të lartë dhe që janë me interes të madh për opinionin.

“Mendoj se seleksionimin e rasteve e bëjnë ata dhe ajo që unë e di është se sigurisht aty do të bënin pjesë rastet me korrupsion të lartë dhe ato janë të gjitha rastet ku ka në njëfarë mënyre të përfshirë funksionarë të lartë ose gjithkush që bartë funksion të lartë.

Mendoj se në bazë të atyre kritereve do duhet të shihen edhe kritere të tjera që i ka vendosur misioni i OSBE-së dhe BE-së dhe duhet të shihet nëse do të hyj edhe ky rast që e përmendët” tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë në Maqedoninë e veriut. /Insajderi.com