100 aksidente për 24 orë

100 aksidente për 24 orë

100 aksidente kanë ndodhur brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Prej tyre 32 me të lënduar e 68 me dëme materiale, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 837 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Në raportin e Policisë, deklarohet se Policia ka arrestuar 24 persona, 16 ka dërguar në mbajtje e një në ndalim policor. /Insajderi.com